UBT News

Safiri gjigant në Shri Lankë

Autoritetet në Shri Lankë shfaqën të dielën atë që besohet se është safiri më i madh natyror në botë, që peshon 310 kilogramë. Ky safir gjigant u gjet në një gropë gurësh të çmuar rreth tre muaj më parë. Organizatat ndërkombëtare ende s’e kanë certifikuar gurin e çmuar.

Safiri u gjet në Ratnapura, zonë e pasur me gurë të çmuar, ku banorët vendas kishin gjetur më parë grupin më të madh të safirëve në një oborr shtëpie aksidentalisht.

Ratnapura njihet si kryeqyteti i perlave, dhe është eksportuesi kryesor i safirëve dhe gurëve të tjerë të çmuar.

Sipas disa të dhënave, vendi fitoi rreth gjysmë miliardë dollarë përmes eksportit të gurëve të çmuar, diamanteve dhe bizhuterive të tjera vitin e kaluar./UBTNews

Exit mobile version