UBT News

Sadiku: Varianti afrikan përhapet më shpejt

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku në një konferencë për medie ka thënë se pacienti i konfirmuar me variantin afrikan i COVID-19, nuk ka pasur udhëtim jashtë vendit.

“Mora vesh që është në Kosovë, domethënë jeton këtu. Ka simptoma të njëjta”.

Sadiku tha se pacienti i moshës së mesme, është pranuar me 4 qershor në Klinikën Infektive, por dje ka dalë rezultati që është variant afrikan.

“Ai po trajtohet me oksigjeno terapi. IKShPK i ka bërë testimet këtu për variantin afrikan, domethënë herë pas herë i merr mostrat pozitive dhe i teston për variante”, ka thënë Sadiku

Exit mobile version