Izet Sadiku, ish-zëvendësministër i Shëndetësisë, po raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e të ndjerit Agon Musliu, i cili vdiq në Qendrën e Studentëve në muajin maj. Sadiku u shpreh se në fillim kur e ka pranuar detyrën, ka gjetur shumë parregullsi.
Ish-zëvendësministri Sadiku ka folur edhe për procesin e komunikimit që e ka pasur me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri. Sadiku deklaroi se për gjendjen shëndetësore të të ndjerit Agon Musliu ai u informua nga kryetari i Gjilanit.
“Informatën zyrtare unë e kam marrë prej kryetarit të komunës, Lutfi Haziri. Me datën 3 maj, në ora 15:55 më ka thirr në telefon kryetari i Gjilanit, më ka thënë Izet e kemi një qytetar që ka ardhur dje dhe familjarët më kanë thënë që është vendos në karantinë dhe ka shqetësime psikologjike. I kam thënë dërgomi të dhënat e qytetarit dhe të luftem dërgo një email zyrtar në qendrën operative. Në ora 15:57 minuta m’i ka dërguar të dhënat kryetari i Gjilanit. Unë në ora 15:59, pas dy minutave e kam thirrur menaxherin dr. Valdetin, e kam njoftuar me të njëjtin mesazh që m’i ka dërguar kryetari i Gjilanit, dhe i kam thënë të shkruan email edhe qendra operative e Gjilanit. Në ora 16:06 minuta, menaxheri i qendrës ma ka kthyer përgjitjen se tash e bëjnë kërkesën, sepse kanë edhe disa tjerë. Ky ka qenë komunikimi që kam pasur me kryetarin e Gjilanit dhe menaxherin”, deklaroi ai para deputetëve.