UBT News

Sadiku thotë se gripi sezonal favorizon përhapjen e COVID-19

Infektologu Izet Sadiku ka thënë se rënia e rasteve me COVID-19 ka ardhur meqë u lehtësuan masat ndaj COVID-19.

Sadiku u shpreh se tashmë kemi hyrë në një periudhë e cila e favorizon përhapjen e COVID-19 për shumë arsye, ndër to ka listuar edhe paraqitjen e gripit sezonal.

Infektologu Sadiku ka kërkuar nga qytetarët angazhim, në mënyrë që të vazhdojë ky numër i vogël i rasteve.

“Tani po hym ne nje periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si :paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt ,lirimi i masave dhe qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes.Për këtë arsye duhet një anahzhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajm numrin e vogel të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë. Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shendetësor.”, shkroi Sadiku mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version