Eugen Cakolli nga Instituti Kosovar për Drejtësi thotë se sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë, Vetëvendosje pritet t’i ketë 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë ulëse.
“Sipas rezultateve dhe votave të deritanishme, përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë, rezultati përfundimtar – me një marzhë të vogël të lëvizjes/gabimit – mund të jetë si vijon:
LVV – 49.9% – rreth 437 mijë vota 58 ulëse
PDK – 16.7% – rreth 147 mijë vota 19 ulëse
LDK – 12.7% – rreth 111 mijë vota 15 ulëse
AAK – 7.1% – rreth 62 mijë vota 8 ulëse
LS – 5.1% – rreth 45 mijë vota 10 ulëse
KDTP – 0.75% – rreth 6,500 vota 2 ulëse
ADRIANA HODZIC – 0.74% – rreth 6,400 vota 1 ulëse
VAKAT – 0.68% – rreth 6 mijë vota 1 ulëse
RI – 0.46% – rreth 4 mijë vota 2 ulëse
IRDK – 0.40% – rreth 3,500 vota 1 ulëse
NDS – 0.33% – rreth 3 mijë vota 1 ulëse
JGP – 0.25% – rreth 2,200 vota 1 ulëse
PDAK – 0.25% – rreth 2,200 vota 1 ulëse”, shkroi ai në Facebook.
Deri më tani janë numëruar mbi 33 mijë vota të diasporës, ku prin Vetëvendosje me 26 mijë e 79 vota./UBTNews