UBT News

Sa të sigurta janë ushqimet e paketuara të dyqaneve?

Nevoja në rritje për paketimet ushqimore i ka dhënë fill një debati gjithpërfshirës për avantazhet dhe disavantazhet e këtij procesi.

Disa nga aspektet kryesore të këtij debati janë higjena, toksinat, ndikimi në mjedis dhe mbrojtja e konsumatorit.

Paketimi ka ndikim pozitiv, por edhe negativ.

Megjithatë, informacioni mbi këto ndikime mund të rrisë ndërgjegjësimin e konsumatorit dhe t’i ndihmojë ata të zgjedhin paketimin më të mirë dhe më të sigurt të mundshëm si për vete por edhe për mjedisin.

Pastërtia

Paketimi i ushqimeve ndihmon në ruajtjen e higjenës gjatë transportit dhe magazinimit të disa ushqimeve dhe pijeve. Paketimi pakëson ekspozimin ndaj ndotësve në ajër dhe baktereve të cilat mund të shkaktojnë sëmundje përfshirë helmim.

Megjithatë, shqetësimet kanë të bëjnë edhe me përdorimin e materialeve të riciklueshme që përdoren në paketim. Administrata Amerikane për Ushqimet dhe Medikamentet ka nxjerrë rregulla strikte për të siguruar higjenën dhe sigurinë mes prodhuesve që përdorin materiale të ricklueshme.

Paketimi ndihmon edhe në ruajtjen e pastërtisë së ushqimeve në shtëpi dhe i mbron ato deri në fazën e konsumimit.

Jetëgjatësia

Paketimet e ndryshme ushqimore i bëjnë ushqimet dhe pijet më jetëgjatë.

Për shembull, plastika pakëson ekspozimin në ajër të ushqimeve, parandalon çngjyrosjen dhe shton jetëgjatësinë e një produkti.

Enët metalike dhe të qelqit i mbajnë ushqimet të freskëta për më shumë kohë.

Për më tepër, përdorimi i plastikës dhe qelqit pa ngjyrë ju vjen në ndihmë të dalloni ushqimet që kanë humbur ngjyrën e tyre përpara blerjes.

Mungesa e paketimit e ekspozon ushqimin në ajër, duke shkaktuar tharjen, prishjen apo mykosjen e tij.

Mjedisi

Shkencëtarët e Universitetit Duke Patrick Reaves dhe Michael Nolan, thonë se paketimet ushqimore janë përgjegjës për sasinë më të madhe të mbetjeve plastike dhe të letrës që mbushin 20 përqind të vendeve të depozitimit të mbetjeve në botë.

Shkatërrimi i këtyre mbetjeve ka një ndikim negativ në ekosistem. Disa studime, shpjegojnë se shumica e mbetjeve janë të rrezikshme për mjedisin.

Për shembull, plastika përmban shumë toksina që janë kancerogjene por edhe që ndikojnë në sistemin riprodhues. Për më tepër, shumica e paketimeve ushqimore nuk janë të biodegradueshme dhe ka një ndikim tek njerëzit, kafshët dhe gjallesat detare.

Kostoja

Paketimi ushqimor rrit koston e ushqimit.

Paketimi përbën 10 deri në 50 përqind të çmimit të produkteve ushqimore.

Nevoja për paketime më të vogla që plotësojnë standardet shëndetsore rrit më tepër koston e prodhimit e cila i faturohet konsumatorit.

Për më tepër, magazinimi dhe transportimi i ushqimeve në paketime të vogla është më i kushtueshëm se i ushqimeve në sasi të plotë./AgroWeb.org

Exit mobile version