Nuk ka shumë rëndësi nëse keni flokë të gjatë apo të shkurtër, ndryshimet e temperaturave do ti bëjnë të duken dhe ndihen ndryshe në çdo stinë.
Vera i këput dhe i than shpejtë, ndërsa dimri i bën më të lagësht e të elektrizuar. Gjithsesi ndërmjet stinëve, procesi i pashmangshëm është larja dhe kujdesi i vazhdueshëm për to.
Pikërisht tek larja mund të jetë edhe çelësi i mbajtjes së flokëve sa më të shëndetëshëm e të balancuar në çdo kohë. Pasi jemi në stinën e dimrit, këtu kemi disa këshilla të thjeshta se si duhet të kujdeseni dhe sa herë ti lani flokët tuaj.
Sa herë duhet ti lani flokët?
Ndonëse mund të ndjeni se flokët në verë janë më të thatë nga dielli i tepërt, në dimër skalpi ka tendencën të thahet më shumë. Kjo ndodh sepse ajri është i thatë dhe i ftohtë, e kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e flokëve.
Ndërsa kur jeni në ambiente brenda ku zakonisht është ngrohtë, flokët sërish përballen me një tjetër ndryshim të temperaturës. Kjo do ti lërë flokët të pa hidratuara dhe aspak të shëndetshme.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe larja e tyre.
Nëse këtë gjë e bëni më shumë se 2-3 herë në javë, ka shumë mundësi që ti dëmtoni flokët tuaj. Pra nëse e teproni me larjen e tyre do të keni flokë më të thatë dhe më pak të shëndetëshëm. Patjetër që rol ka edhe shampo të cilin përdorni.
Qëndroni larg shampove purifikuese dhe shumë pastruese në dimër, pasi do të ndikojnë në hidratimin e mirë të flokëve tuaj.
Si të veproni?
Është e këshillueshme që gjatë dimrit ti lani flokët me ujë të vakët, pavarsisht sa kënaqësi i jep trupit një dush i ngrohtë!
Në këtë mënyrë do ti mbroni flokët nga ndryshimet ekstreme të temperaturave, të ftohta dhe të ngrohta. Gjithashtu zgjidhni shampo me veprim të butë në flokët tuaj, kujdesuni që të jenë pa parabenë dhe të pasur me vajra ushqyes./AgroWeb.org