Njerëzit mund të hezitojnë të japin komente meqë mendojnë se fjalët e tyre nuk kanë shumë peshë. Megjithatë një studim thotë se kjo s’është e vërtetë. Të japësh dhe të marrësh komplimente ndikon më shumë sesa që e mendoni.
Komplimentet janë ushqim për disponim
Ashtu siç keni nevojë për ushqim çdo ditë, ju keni nevojë edhe për fjalë të mira në baza ditore. Disa hulumtime tregojnë se njerëzit që merrnin komplimente çdo ditë brenda javësh, ndiheshin po aq mirë si në ditën e parë.
Lavdatat drejtuar punonjësve i shtyjnë ata të vazhdojnë përpara
Sigurisht, paga ka goxha ndikim, por shumë njerëz kujdesen për punën e tyre në një nivel më personal, pasi puna e tyre është një reflektim i aftësive dhe mundësive të tyre. Kjo është arsyeja pse dhënia e komplimenteve në një mjedis pune është një mënyrë e rëndësishme për t’ia larguar stresin një punonjësi dhe për t’i bërë ata të ndihen të vlerësuar dhe të pranuar. Neuroshkencëtarët dolën me përfundimin se nëse e vlerësoni dikë për arritjet e tij sjell të njëjtën kënaqësi po aq sa rroga. Prandaj mos harroni t’i komplimentoni punonjësit tuaj!
Komplimentet i nxisin njerëzit të jenë këmbëngulës
Padyshim që kur përballeni me situata të reja rrjedhimisht edhe do të përballeni me sfida dhe dështime. Këto mund t’i nxisin njerëzit të heqin dorë më lehtë sesa të vazhdojnë luftën. Madje shpesh njerëzit mbesin duke e fajësuar veten për mungesë talenti. Komplimentet janë një motivues i shkëlqyeshëm për njerëzit që të vazhdojnë përpara – ato janë një lloj kure për të mos u ndjerë i dekurajuar.
Kur jepni komplimente ndiheni më të plotësuar
Kur jepni komplimente ndiheni po aq mirë sikurse ta kishit kryer një gjest bamirës. Ju krijoni interaksion pozitiv me personin që e komplimentuar, dhe kjo mund të çojë në përmirësim të humorit dhe ndikon që ata të mendojnë ndryshe për ju. Madje s’është sekret se mirësjellja ndaj të tjerëve ju bën edhe juve të ndiheni mirë me veten./UBTNews