UBT News

Sa ka ndryshuar pas 25 vitesh lokacioni ku u xhirua seriali ikonik “Teletubbies”?

Seti i njohur i serialit “Teletubbies” duket i panjohur 24 vjet pas përfundimit të shfaqjes, pasi pronari i tokës ka bërë ndryshim të madh.

Seriali popullor për fëmijë u transmetua fillimisht në BBC Two nga viti 1997 deri në 2001. Gjatë kësaj periudhe, xhirimet për serinë u realizuan në Wimpstone, Warwickshire.

Më shumë se dy dekada më vonë, vendi duket shumë ndryshe që nga hera e fundit kur u xhirua “Teletubbies” atje, shkruan The Sun.

Një video e shpërndarë në Instagram tregoi se deri në vitin 2007 – gjashtë vjet pas përfundimit të shfaqjes – pronari i tokës kishte krijuar një pellg gjigant për të parandaluar hyrjen e të huajve.

Deri më 2025, toka mbetet e zbrazët, edhe pse pronarët menaxhojnë një fermë dhe dyqan me produkte ujore pranë saj. Një fans shkroi: “Trishtim. Ishte shumë e rëndësishme në atë kohë. Mund të kishte qenë një destinacion turistik. Shumë fëmijë, tani të rritur, janë rritur me të”.

Një tjetër komentoi: “Fakti që gjithçka u xhirua në atë copë të vogël toke është e pabesueshme”.

Një i tretë shtoi: “Njerëzit nuk e kuptojnë që ata janë fermerë dhe nuk u intereson paratë që mund të fitonin duke shitur bileta për vizitorët nostalgjikë – ata thjesht duan paqe”.

Një i katërt: “Imagjino dikë që e donte “Teletubbies” të kishte blerë atë tokë, të shkarkonte pellgun dhe të ringjallte të gjithë setin, duke e kthyer në muze?”.

Vitin e kaluar, një nga yjet e shfaqjes u shfaq në emisionin “This Morning” me fëmijën e saj.

Jess Smith, tani 30, është e njohur për rolin si bebi në diell në shfaqjen për fëmijë. Ajo me kolegët Nikki Smedley (Laa-Laa) e John Simmit (Dispy), rikujtuan kohën e tyre në “Teletubbies”. Jess u shoqërua nga vajza, Poppy, që atëherë ishte pesë muajshe, u pyet nëse i tregon miqve për famën e saj gjatë fëmijërisë.

Jess tha: “Nuk ua them unë, por të gjithë që janë me mua e dinë, kështu që të tjerët ua tregojnë gjithkujt. Partneri im Ricky ua thotë të gjithëve, po ashtu familja e tij, edhe familja ime. Të gjithë ua tregojnë të gjithëve, kështu që nuk ka rëndësi ku shkoj, të gjithë e dinë”.

Exit mobile version