UBT News

Sa japonezë ka mbi 100 vjeç? 86 500!

Japonia ka regjistruar një numër rekord të qindvjeçarëve, kurrë më shumë në këto 50 vitet e fundit, duke arritur në 86 500 dhe me një mbizotërim të qartë të grave.

Të dhënat e publikuara nga Ministria japoneze e Shëndetësisë me rastin e festës ”Respekti për Moshën e Tretë”, tregojnë një rritje të qëndrueshme që nga fillimi i mbajtjes së statistikave, nga viti 1963, kur njerëzit mbi 100 vjeç ishin vetëm 153.

Konkretisht, 88,4% janë gra, me 76 450 persona, ndërsa burrat regjistruan një rritje në 10 060 njësi.

”Përparimet në kërkimet mjekësore kanë parë rritje të konsiderueshme në dekadat e fundit”, shpjegon ministria, me jetëgjatësinë në Japoni që është më e larta në botë për të dy identitetet gjinore, 87,74 vjet për gratë dhe 81,64 për burrat.

Miziko Ueda është burri më i moshuar në Japoni, 111 vjeç.

Exit mobile version