Derisa Kosova së shpejti pret vendimin përfundimtar për anëtarësimin e vendit në Këshill të Evropës, nuk po mungojnë dhe fushatat nga Serbia kundër këtij anëtarësimi.
Në një prononcim për UBTNews, analisti Visar Xani e konsideron se Bashkimi Evropian duhet të reagojë me patjetër.
“Në një farë mënyre do duhej të trajtohet nga vetë Bashkimi Evropian si një shkelje flagrante e zotimeve për marrëveshjen e Brukselit dhe nuk do të duhej të merrej fare parasysh dhe konsideroj që nësa ka një koordinim të plotë mes Kosovës dhe aleatëve një letër e tillë mund të jetë pra vetëm letër pa efekt në votim”, deklaroi ai.
Më tutje Xani e sheh këtë si një shkelje të marrëveshjes së Ohrit.
“Edhe vetëm Bashkimi Evropian nuk do duhej të kishte pa denoncime të tilla, do të duhej të merrte masa ma rigoroze për shkak se nëse vazhdon të tolerohej Serbia edhe më tutje atëherë ju hup rëndësia edhe vetë marrëveshjes së Ohrit, për shkak se palët e shofin që kur do herë do mund të zbatohet kur do herë jo kjo marrëveshje prandaj çka është rëndësia e kësaj marrëveshje nëse edhe lehtësuesit dhe garantuesit e kësaj marrëveshje nuk arritin të shtojnë edhe ma shumë presionin”, deklaroi ai.
Pavarësisht fushatës serbe, cilat janë gjasat që Kosovë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës?
“Mund të jenë gjasat, nëse e them çdo herë përshkak se ne si Kosovë e kemi të pamundur për të shtyer agjendën dhe antëarësimin tutje, nëse këtë rast që është një lobues i mirë janë SHBA, vetë anëtarët e BE-së, kanë seriozitet dhe janë të vendosura për të çuar agjendën përpara të Kosovës për t’u anëtarësuar mund të ketë sukses”, tha ai.
Anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Kosova synon që nga shpallja e pavarësisë, organizatë kjo që është lidere në Evropë në aspektin e të drejtave të njeriut, pjesë e së cilës janë gjithsej 46 shtete./UBTNews/
Realizoi: Dea Berisha