Në fillim të pandemisë, dëgjonim shpesh se një nga mënyrat për tu mbrojtur nga virusi ishte edhe përdorimi i dezinfektuesëve.
Ambientet e banimit dhe ambientet publike, iu nënshtruan një faze të gjatë dezinfektimi.
Por, sa i dëmshëm është përdorimi i vazhdueshëm i dezinfektantëve?
Dhe a ndikon në shëndetin tonë higjena e tepërt? AgroWeb.org duke u bazuar në këshillat e ekspertëve botërorë të shëndetit, ju fton ta zbuloni më poshtë.
Mund të irritojë lëkurën tuaj
Mahboobeh Mahdavinia, profesor i asociuar për alergjitë dhe imunologjinë në Universitetin Rush, raporton se numri i pacientëve me lëkurë të irrituar është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë.
Dermatiti i kontaktit shfaqet me skuqje dhe inflamacion, ndërsa ekzema shkakton tharje të lëkurës, luspa dhe kruarje.
“Këto mund të jenë reaksione alergjike ndaj dezinfektimit të shpeshtë dhe përdorimit të pastruesve të duarve.”, vazhdon ai.
Mund të dëmtojë sistemin imunitar
Duket kontradiktore, por një mjedis tepër i pastër mund ta bëjë më të vështirë për trupin tuaj të luftojë infeksionet.
Pastrimi i tepërt do të shkatërrojë bakteret e mira dhe ato të këqija.
Bakteret “e mira” luajnë një rol vendimtar në parandalimin e infeksioneve dhe të qënurit i shëndetshëm.
Për të rriturit, efektet janë kalimtare dhe bakteret e mira do të fillojnë të rriten përsëri brenda disa orësh nga përdorimi i dezinfektuesit. Por për fëmijët e vegjël, efekti mund të jetë afatgjatë.
Mund t’i shkaktojnë fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake probleme në gojë
Fëmijët e vegjël shpesh vendosin duart dhe sendet e tjera në gojë. Po ashtu qentë dhe macet kanë tendencë të lëpijnë sipërfaqet.
Nëse disa nga kimikatet toksike të përdorura në produktet dezinfektuese gëlltiten aksidentalisht, kjo mund të krijojë shqetësime si të përziera, diarre dhe të vjella.
Përveç se të pastroni më rrallë, qëndroni tek produktet dezinfektuese me alkool izopropil.
Alkooli shkatërrohet me shpejtësi nga trupi, kështu që nuk është aq i rrezikshëm sa disa përbërësit e tjerë kimik, të pastrimit.
Mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen
Njerëzit më të rrezikuar janë ata me sëmundje pulmonare ose të frymëmarrjes si astma.
Mund të shkaktojë gulçim tek njerëzit me astmë, mosfunksionim të akordit vokal ose hiperosmi, një ndjesi të shtuar të nuhatjes.
Përdorni më mirë peceta sesa shishe me spërkatje, hapni dritaret dhe dyert. Gjithashtu mbani doreza ose lani duart mirë pas pastrimit me dezinfektues.
Pra, sa e keqe është me të vërtetë të përdorësh dezinfektues gjatë gjithë kohës?
Marrja e masave shtesë të pastrimit gjatë pandemisë është e pranueshme. Por në kohë normale, këto dezinfektues nuk duhet të përdoren rregullisht në shtëpinë tuaj, përveç se në banjë. Gjithashtu, pastroni kuzhinën çdo ditë, për të eleminuar patogjenët që vijnë nga ushqimi.
Megjithatë ekspertët mbështesin më tepër ajrimin dhe filtrimin e ajrit, në ambientet e mbyllura sesa dezinfektimin e çdo sipërfaqeje./AgroWeb.org