Hendeku global i pasurisë midis të pasurve dhe më të varfërve është rritur edhe më shumë nga pandemia.
Më shumë se 150 milion njerëz pritet që të bijnë në varfëri ekstreme deri në vitin 2021.
Por përkundër kësaj krize, njerëzit super të pasur janë duke u pasuruar edhe më shumë.
Chuck Collins hulumtues në institutin e studimeve politike tregon se 643 miliarderë në SHBA kanë parë rritje prej 850 miliardë dollarëve në 6 muaj dhe brenda një viti pritet që rritja të arrij në triliona.
Kjo i bie që të jenë ekstra 141 miliardë dollarë në muaj, 32 miliardë në jave, apo 4.7 miliardë në ditë.
Këta quhen Përfituesit e Pandemisë.
Përderisa miliona njerëz kanë humbur punën, bota ka menaxhuar të krijoj edhe 178 miliarderë të rinj.