UBT News

Sa është i rrezikshëm varianti Omicron i COVID-19?

Kur Afrika e Jugut njoftoi për përhapjen e një varianti të ri të COVID-19 javën e kaluar, shkencëtarët filluan punën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e emëroi variantin e ri me emrin Omicron, kurse shkencëtarët dubluan punën në laboratore dhe përcaktuan ndryshimet gjenetike që e bënë variantin Omicron “aktorin e ri” të keq të familjes së koronavirusit.

Ndonëse disa nga këto mutacione ishin të familjarizuara me variantet e reja, shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë nëse ato e bëjnë variantin Omicron thelbësisht të ndryshëm nga variantet e mëparshme – posaçërisht varianti superdominues – Delta.

Do të duhen javë të tëra testimi për të treguar se çfarë superfuqish të shtuara, nëse ka, i japin këto mutacione variantit Omicron.

Studiuesit do të shikojnë se çfarë po ndodh në botën reale duke testuar mostrat e marra nga pacientët, duke renditur gjenomin e tyre për të parë nëse është Omicron që shkakton infeksionet dhe duke kërkuar nëse gjithnjë e më shumë mostra rezultojnë të jenë Omicron.

Ata do të studiojnë nëse edhe infeksioni me këtë variant do të ndikojë në shfaqjen e sëmundjes së rëndë dhe nëse personat e vaksinuar plotësisht do të infektohen më shumë me variantet Omicron në krahasim me variantet tjera. Ky lloj testimi real do të marrë kohë.

“AstraZeneca tashmë po kryen kërkime në vendet ku është identifikuar varianti, përkatësisht në Botsvana dhe Eswatini, që do të na mundësojnë të mbledhim të dhëna të botës reale të vaksinës Vaxzevria kundër këtij varianti të ri të virusit”, tha të premten një zëdhënës i prodhuesit të vaksinave.

Edhe Pfizer dhe partnerët e tjerë BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson filluan këto eksperimente./UBTNews

Exit mobile version