Presidenti Putin ka vënë në gatishmëri “speciale” forcat bërthamore të Rusisë, duke ngritur shqetësime në mbarë botën, transmeton UBT News.
Por analistët sugjerojnë se veprimet e tij ndoshta duhet të interpretohen si një paralajmërim për vendet e tjera që të mos përshkallëzojnë përfshirjen e tyre në Ukrainë, në vend që të sinjalizojnë ndonjë dëshirë për të përdorur armë bërthamore.
Armët bërthamore ekzistojnë për gati 80 vjet dhe shumë vende i shohin ato si një sigurues që vazhdon të garantojë sigurinë e tyre kombëtare.
Sa armë bërthamore ka Rusia?
Të gjitha shifrat për armët bërthamore janë vlerësime, por, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia ka 5,977 koka bërthamore – pajisje që shkaktojnë një shpërthim bërthamor – megjithëse kjo përfshin rreth 1,500 të skaduara që do të çmontohen.
Nga rreth 4500 të mbetura, shumica konsiderohen armë bërthamore strategjike – raketa balistike ose raketa. Këto janë armët që zakonisht lidhen me luftën bërthamore.
Pjesa tjetër janë armë bërthamore më të vogla dhe më pak shkatërruese. Por kjo nuk do të thotë se Rusia ka mijëra armë bërthamore me rreze të gjatë veprimi gati, përcjell UBT News.
Ekspertët vlerësojnë se rreth 1,500 koka bërthamore ruse janë aktualisht “të dislokuara”, që do të thotë të vendosura në bazat e raketave dhe bombarduesve ose në nëndetëse.
Si krahasohet kjo me vendet e tjera?
Nëntë vende kanë armë bërthamore: Kina, Franca, India, Izraeli, Koreja e Veriut, Pakistani, Rusia, SHBA dhe Britania e Madhe.
Kina, Franca, Rusia, SHBA dhe Britania e Madhe janë gjithashtu midis 191 shteteve të nënshkruara në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).
Sipas marrëveshjes, ata duhet të zvogëlojnë stokun e tyre dhe, në teori, janë të përkushtuar për eliminimin e tyre të plotë. Ato kanë reduktuar numrin e tyre që nga vitet 1970 dhe 80.
India, Izraeli dhe Pakistani nuk iu bashkuan kurrë traktatit – dhe Koreja e Veriut u largua në 2003.
Izraeli është i vetmi vend nga të nëntë që nuk e ka pranuar kurrë zyrtarisht programin e tij bërthamor – por pranohet gjerësisht të ketë armë bërthamore.
Ukraina nuk ka armë bërthamore dhe, pavarësisht akuzave nga presidenti Putin, nuk ka asnjë provë se është përpjekur t’i marrë ato./UBTNews/