Samsung ka njoftuar se seria Galaxy S25 ka kaluar shifrën prej 3 milionë njësive të shitura në Korenë e Jugut brenda vetëm gjashtë muajve nga lansimi në shkurt.
Kjo e bën S25 serinë më të shitur deri tani, duke arritur këtë rekord dy muaj më herët se paraardhësi, Galaxy S24.
Një ndër faktorët kryesorë të suksesit është plani “AI Subscription Club”, që përfshin edhe një garanci blerjeje deri në 50% të çmimit pas një viti.
Samsung theksoi se ky plan ka tërhequr shumë përdorues të rinj. Kompania bëri të ditur se edhe modelet e palosshme Z Fold7 dhe Z Flip7 po performojnë më mirë se paraardhësit e tyre. Megjithatë, për këto të fundit nuk janë dhënë shifra të sakta shitjesh.