UBT News

Rutte: S’do lejojmë Iranin të zhvillojë armë bërthamore

FILE PHOTO: Dutch Prime Minister Mark Rutte reacts to the exit polls in the Netherlands' general election in The Hague, Netherlands, March 17, 2021. REUTERS/Piroschka Van De Wouw/Pool/File Photo

Në prag të Samitit të NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se aleatët e NATO-s janë të bashkuar në qëndrimin e tyre kundër zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani. Duke folur përpara gazetarëve, ai u shpreh se aleatët kanë kërkuar vazhdimisht që Irani të respektojë detyrimet e tij sipas Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore.

Rutte gjithashtu ka diskutuar zhvillimin e forcave të armatosura të NATO-s, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë një mosinvestim të mëtejshëm.

Rutte theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve ajrore dhe ushtarake të NATO-s, duke përmendur gjithashtu rritjen e fuqisë ushtarake të Kinës, e cila tani ka një marinë që rivalizon atë amerikane.

Në këtë moment kemi shqetësime të mëdha dhe shumë agjensi inteligjencash dhe forca të armatosura po diskutojnë situatën. Nëse nuk fillojmë të investojmë në forcat tona të armatosura atëherë do të kemi vështirësi, nëse nuk nisim të investojmë për fuqinë tonë ajrore, 3 deri në 74 vjet më pas nga sot, ne duhet të kemi rritur kapacitetet e NATO-s. Duhet të shohim edhe atë çfarë po ndodh në Kinë, fuqinë e saj ushtarake, me marinën e tyre që ka filluar të krahasohet, të rivalizojë atë amerikane, duhet të jemi të sigurtë që të vetëmbrohemi”, tha ai.

Shefi i NATO-s u pyet nga gazetarët lidhur me krizën në Ukrainë, nga ku Rutte theksoi se sulmet ndaj civilëve të pafajshëm janë të papranueshme dhe se Rusia është përgjegjëse për këtë shkelje të rregullave ndërkombëtare.

“Së pari sulmet ndaj civilëve të pafajshëm dhe komuniteteve i konsideroj të paparanueshëm. Rusia është përgjegjëse për këtë, po shkel të gjitha rregullat ndërkombëtare. Konflikti i nisur në shkurt të 2022 është i paprovokuar dhe duhet të jemi në gjendje që ta kundërshtojmë dhe të bëjmë kontrast. Ndaj vitin e kaluar në Uashington, aleatët e NATO-s shprehën vullnetin për të mbështetur anëtarësimin e pakthyeshëm të Ukrainës në NATO.

Do të investojmë dhjetra miliarda për forcat e armatosura, shifra do të shkojë në 35 miliardë, një investim mes BE-së dhe Kandasë për ti bërë ballë krizës në Ukrainë”.

Gazetarët e pyetën gjithashtu Rutte se sa i fortë është NATO për të reaguar në rast të një sulmi të mundshëm nga Rusia. Ai siguroi se “Aleanca jonë është aq e fortë, sa që çdo përpjekje nga Rusia për të ndërmarrë një veprim të tillë do të gjejë një reagim të menjëhershëm.”

Rutte përfundoi duke theksuar se NATO duhet të shohë përpara dhe të investojë në forcën e saj për të siguruar që, edhe pas tre apo pesë vitesh, do të mbetet një aleancë më e fortë dhe më e gatshme për t’u përballur me kërcënimet e ardhshme.

Exit mobile version