UBT News

Rutte: NATO do të patrullojë Detin Baltik me më shumë anije, avionë dhe drone

NATO ka njoftuar fillimin e një misioni të ri për të forcuar mbrojtjen e infrastrukturës nënujore të rëndësishme në Detin Baltik, si kabllot e energjisë dhe komunikimit. Misioni, i quajtur “Baltic Sentry”, do të përfshijë një numër më të madh anijesh, avionësh dhe dronesh për të rritur praninë dhe monitorimin në këtë rajon të rëndësishëm.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë iniciativë gjatë një konference për shtyp, pas samitit të aleatëve të NATO-s që rrethojnë Detin Baltik në Helsinki. Ai theksoi se ky aktivitet ushtarak është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të aleancës për të forcimin e pranisë detare dhe mbikëqyrjen e zonave kyçe për sigurinë e rajonit.

Rutte gjithashtu përmendi përdorimin e teknologjive të reja, si një flotë dronësh detarë, për të siguruar mbikëqyrje dhe parandalim më të avancuar të aktiviteteve të mundshme të dëmshme në këtë zonë. Ky mision vjen pas disa incidenteve të dyshuara, ku infrastruktura në Detin Baltik ka pësuar dëmtime të qëllimshme.

Në takimin e zhvilluar në kryeqytetin finlandez, vendet pjesëmarrëse të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Suedinë, diskutuan për këto incidente. Së fundmi, autoritetet finlandeze kanë sekuestruar një anije-cisternë, “Eagle S”, e cila dyshohet se ka dëmtuar qëllimisht një linjë elektrike dhe disa kabllo komunikimi në Detin Baltik./UBTNews/

 

Exit mobile version