Rusia ka mbajtur stërvitje taktike me avionë luftarakë mbi Detin Baltik, njoftoi ministria e mbrojtjes.
Përmes këtyre stërvitjeve do të testohet nëse ekuipazhet e fluturimit Su-27 janë të gatshme të “kryejnë detyra luftarake dhe speciale”.
Ndërsa përmirësojnë aftësitë e tyre, ekuipazhet janë gjithashtu në “detyrë luftarake gjatë gjithë kohës” duke ruajtur hapësirën ajrore të enklavës ruse të Kaliningradit./UBTNews/