UBT News

Rusia zbulon modelin e stacionit të ri hapësinor

Rusia zbuloi një model fizik të asaj se si do të duket një stacion i ri hapësinor i ndërtuar nga Rusia, në përpjekjen e saj të fundit për t’u distancuar nga Perëndimi.

Stacioni i planifikuar është quajtur ROSS nga media shtetërore ruse dhe u zbulua në ekspozitën vjetore ushtarake të Moskës, Army-2022.

Rusia më herët kishte njoftuar rreth planeve të saj për t’u larguar nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS), në vitin 2024.

NASA thotë se nuk ka marrë ende konfirmim zyrtar për tërheqjen e Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version