Një bust i diktatorit Joseph Stalin u zbulua në qytetin jugor rus të Volgogradit të mërkurën në prag të përkujtimit të fitores sovjetike në Betejën e Stalingradit.
Busti prej bronzi u zbulua para vizitës të së enjtes nga presidenti rus, Vladimir Putin në Volgograd, qytet ky që njihej më parë si Stalingrad.
Shumica e monumenteve të Stalinit janë rrëzuar në vendet që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik./UBTNews/