Rusia tha të enjten se artileria e saj goditi disa pozicione dhe bastione ukrainase gjatë natës, duke vrarë mbi 600 luftëtarë.
“Forcat e armatosura të Federatës Ruse vazhdojnë operacionin special ushtarak në Ukrainë. Mbi 600 nacionalistë dhe 61 njësi armësh dhe pajisjesh ushtarake u shkatërruan”, tha Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e mbrojtjes tha gjithashtu se raketat e saj shkatërruan pajisje të aviacionit në aeroportin Kanatovo në rajonin qendror Kirovohrad të Ukrainës dhe një depo të madhe municionesh në qytetin jugor të Mykolaiv.
Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt në atë që e quajti një operacion special për të degraduar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të çrrënjosur njerëzit që i quajti nacionalistë të rrezikshëm.
Forcat ukrainase kanë ngritur rezistencë të ashpër dhe Perëndimi ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë forcat e saj./UBTNews/