UBT News

Rusia vëren ‘gatishmërinë’ e Kinës për të vendosur paqen

Sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy pati një telefonatë “të gjatë dhe kuptimplotë” me presidentin kinez Xi Jinping.

Gjatë bisedës, të dy palët shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet Kinë-Ukrainë dhe luftën në Ukrainë.

Thuhet se presidenti Xi ka thënën se Kina do të dërgojë përfaqësues të posaçëm në Ukrainë për të zhvilluar bisedime me “të gjitha palët” mbi “zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.

Tani, ministria e jashtme e Rusisë ka thënë se vë në dukje gatishmërinë e Kinës për t’u përfshirë në një proces paqeje për Ukrainën.

“Ne vërejmë gatishmërinë e palës kineze për të bërë përpjekje për të vendosur një proces negociues”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova./UBTNews/

Exit mobile version