UBT News

Rusia vendos sanksione të mëtejshme ndaj qytetarëve të BE-së

Rusia ka konfirmuar të mërkurën se do të vendosë edhe më tej sanksione ndaj qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Kjo vjen pasi BE-ja zbuloi planet për një kufi çmimesh për importet e gazit rus në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Moska tha se veprimi i fundit është përgjigje ndaj politikës “jomiqësore dhe antiruse” të Perëndimit.

Ministria e Jashtme tha se ua ka ndaluar hyrjen një numri liderësh ushtarakë, figurave kyçe të sigurisë dhe përfaqësuesve të kompanive të armëve. Megjithatë nuk dha emra.

Kremlini ka ndaluar më parë politikanët e Mbretërisë së Bashkuar dhe të ShBA-së nga Rusia, pasi u kundërpërgjigj ndaj një numri sanksionesh të ashpra të vendosura në mbarë botën./UBTNews/

Exit mobile version