Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në një njoftim të publikuar të martën.
“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë… nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista ruse e ndalimit” përfshin presidentin J. Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. Austin dhe Kryetarin e Shefat e Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të njohura amerikane”, thuhet në deklaratë./UBTNews/