Rusia ka vendosur një ndalim të hyrjes për gruan e Biden, Jill dhe vajzën Ashley, ka thënë ministria e saj e jashtme.
Vetë presidenti dhe sekretari i shtetit Antony Blinken, si dhe qindra ligjvënës, janë tashmë në “listën e zezë”.
Ministria e Jashtme tha se Rusia kishte vendosur gjithsej ndalime të reja për 25 shtetas amerikanë, përfshirë profesorin e mirënjohur Francis Fukuyama, për shkak të qëndrimeve “rusofobike”./UBTNews/