Moldavia ka vendosur të kufizojë numrin e personelit që Rusia mund ta ketë në ambasadën e saj në Kishinau, kryeqytetin e vendit, për shkak të shqetësimeve për spiunazh.
Zëdhënësja Maria Zakharova ka thënë në një konferencë për media se vendimi i Moldavisë “nuk do të kalojë pa përgjigje”, duke e quajtur atë “një hap tjetër në shkatërrimin e marrëdhënieve dypalëshe” midis vendeve.
Ajo konsideron se janë “të pabaza” raportimet në mediat moldave se dhjetëra pjata satelitore janë vendosur në çatinë e ambasadës së Moskës.
“Është një fantazi që nuk ka asnjë lidhje me realitetin”, pohoi ajo./UBTNews/