Në sulmet e reja ruse në qytetin e Kharkivit katër persona janë plagosur, njoftuan zyrtarët ukrianas më 14 maj.
Një burrë dhe tri gra u plagosën si pasojë e granatimeve nga forcat ruse në orët e para të së martës, tha Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit të Harkivit.
Rusia sulmoi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës me bombat e reja UMPB D-30, që janë bomba me precizitet të lartë dhe veprojnë sikurse raketat lundruese.
Përdorimi i këtyre lloj bombash nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndërkaq Moska ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.
Lufta ka lënë të vrarë mijëra persona, ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen dhe i ka shndërruar qytetet ukrainase në gërmadha.
Në ditët e fundit, Rusia po shtyn përpara një sulm tokësor të saj në rajonin e Harkivit, që gjendet pranë kufirit me Rusinë.
Ndërsa sulmet e reja ruse në Harkiv po ndodhin në ditën kur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron në Ukrainë në një vizitë të paparalajmëruar, gjatë së cilës do të takohet me krerët shtetëror ukrainas.
Qëllimi i vizitës është që të riafirmohet mbështteja e Uashingtonit për Kievin, forcat e të cilit po përballën tashmë me pushtimin rus për më shumë se dy vjet./REL