UBT News

Rusia vazhdon bombardimet edhe në ditën e pestë

Rusia po vazhdon sulmet e saj në infrastrukturën kritike në të gjithë Ukrainën, në ditën e pestë radhazi të bombardimeve të intensifikuara. Sulme të shumta raketore ruse goditën rajonin Zaporizhzhia gjatë natës.

Guvernatori rajonal i Zaporizhzhias, Oleksandr Starukh deklaroi sot në mëngjes se disa shpërthime u raportuan në qytet gjatë natës, duke shkaktuar zjarr. Megjithatë nuk ka viktima.

Forcat ruse kanë goditur vazhdimisht Zaporizhzhian ditët dhe javët e fundit, duke krijuar shqetësime për sigurinë e centralit bërthamor./UBTNews/

Exit mobile version