UBT News

Rusia ua ndalon hyrjen anëtarëve të Parlamentit Evropian pas sanksioneve të reja

FILE PHOTO: European Union flags flutter outside the European Commission headquarters in Brussels, Belgium, Dec. 10, 2020. REUTERS/Yves Herman/File Photo

Në përgjigje të paketës së 11-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian, Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se po zgjeron listën e personave të cilëve ua ndaloi hyrjen në Rusi.

Ministria tha në një deklaratë se lista përfshin zyrtarë të sigurisë, nëpunës civilë, njerëz të biznesit dhe anëtarë të Parlamentit Evropian.

Të premten, BE miratoi zyrtarisht paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version