Në përgjigje të paketës së 11-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian, Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se po zgjeron listën e personave të cilëve ua ndaloi hyrjen në Rusi.
Ministria tha në një deklaratë se lista përfshin zyrtarë të sigurisë, nëpunës civilë, njerëz të biznesit dhe anëtarë të Parlamentit Evropian.
Të premten, BE miratoi zyrtarisht paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës./UBTNews/