UBT News

Rusia thotë se zmbrapsi sulmin me dron në bazën ajrore

Rusia ka thënë se zmbrapsi një sulm me dron në një bazë ajrore në një rajon në kufi me Ukrainën.

“Si pasojë e një sulmi me dron në zonën e aeroportit të Kurskut, një rezervuar depozitimi nafte mori flakë. Nuk pati viktima”, tha guvernatori Roman Starovoyt në rrjetet sociale.

Të hënën, ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina bëri “përpjekje të godiste” aeroportin e Dyagilevo në rajonin e Ryazanit dhe aeroportin e Engels në rajonin e Saratovit me “dronë të prodhimit sovjetik”.

Dronët u kapën, por mbeturinat ranë dhe shpërthyen në fushat ajrore, shtoi ministria, duke vrarë tre. Sulmet e së hënës, të cilat nuk u konfirmuan nga Ukraina, do të përfaqësonin më të thellat në territorin rus që nga fillimi i pushtimit./UBTNews/

Exit mobile version