UBT News

Rusia thotë se Ukraina e vrau vajzën e aleatit të afërt të Putinit

Rusia ka akuzuar shërbimet speciale ukrainase për vrasjen e një prej aleatëve më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin.

Gazetarja Darya Dugina, 29-vjeçare, u vra të shtunën kur vetura të cilën ajo po e ngiste shpërtheu afër Moskës.

Babai i saj, Alexander Dugin, një ultra-nacionalist i shquar që mendohet të jetë i afërt me presidentin rus, mund të ketë qenë target i sulmit.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tani thotë se e ka zgjidhur çështjen dhe se Ukraina është drejtpërdrejt përgjegjëse. Zyrtarët ukrainas tashmë kanë mohuar përfshirjen në shpërthim. Por në një deklaratë të transmetuar nga mediat ruse, FSB pretendon se shërbimet speciale ukrainase punësuan një kontraktore që mbërriti në Rusi në mes të korrikut me vajzën e saj të vogël.

FSB pretendon se ajo mori me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë me zonja Dugin për të mësuar rreth jetës së saj. Agjencia e sigurisë tha gjithashtu se të dyshuarit përdorën një makinë Mini Cooper me tri lloj targash.

E dyshuara u arratis në Estoni pas shpërthimit, sipas FSB-së./UBTNews/

Exit mobile version