UBT News

Rusia thotë se u rritën shitjet e naftës në Indi në mes të luftës në Ukrainë

Alexander Novak, zëvendëskryeministër i Rusisë, tha se shitjet e naftës ruse në Indi u rritën 22-fish në vitin 2022 pas saksioneve të vendosura kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Vitin e kaluar, kur vendet evropiane kërkuan t’i dhënë fund varësisë së tyre nga energjia ruse dhe vendosën sanksione ndaj Moskës, Rusia ka zhvendosur eksportet e naftës në Indi dhe Kinë.

Novak tha se eksportet e energjisë ruse u “ridrejtuan” në “tregjet e vendeve mike”, duke shtuar se të ardhurat nga energjia përbënin 42% të buxhetit federal të Rusisë në vitin 2022. Sipas tij, industria energjetike e Rusisë është e qëndrueshme pavarësisht sfidave me të cilat përballet si pasojë e sanksioneve perëndimore.

Më parë India ka eksportuar sasi të mëdha të naftës nga Afrika dhe rrallë blinte naftë ruse për shkak të kostove të larta të transportit. Por vitin e kaluar rafinerët në Indi u bënë klientët kryesorë të naftës së Moskës./UBTNews/

Exit mobile version