Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten se stërvitjet e NATO-s pranë kufijve rusë janë gjithnjë e më provokuese dhe agresive dhe paraqesin rritje të rrezikut për incidente, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA. Ministria iu referua stërvitjes “Steadfast Defender”, që u planifikua për vitin e ardhshëm në Evropë.
Stërvitja e komandës së përbashkët do të mbledhë më shumë se 40 mijë trupa të NATO-s për të praktikuar se si aleanca do të përpiqet të zmbrapsë sulmin rus ndaj një prej anëtarëve të saj./UBTNews/