Kremlini tha të martën se nuk ka nevojë për dekret për të shënuar përfundimin e “mobilizimit të pjesshëm” të 300 mijë rezervistëve në luftën në Ukrainë.
Por për shkak që Kremlini nuk e ka anuluar dekretin ose nuk ka nxjerrë dekret të ri për ta anuluar atë, ngriti shqetësime se mund të vazhdojë me thirrje të mëtejshme për mobilizim.
Dje Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se mobilizimi i pjesshëm i trupave ushtarake ka përfunduar./UBTNews/