Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha Agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, se Bullgaria, Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Polonia s’do të marrin më gaz nga Rusia për shkak që nuk i kanë kryer pagesat në rubla ashtu siç ka kërkuar qeveria ruse. Sipas Peskov, ata që po marrin gaz po e bëjnë kryesisht përmes sistemit të ri.
Në fund të marsit, presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një sistem të ri të pagesës në rubla pas sanksioneve të Perëndimit.
Komisioni Evropian nuk e konsideron shkelje të sanksioneve nëse kompanitë i paguajnë Rusisë në euro ose dollarë, siç përcaktohet në kontrata./UBTNews/