UBT News

Rusia thotë se shkatërroi dy varka ukrainase pranë Ishullit të Gjarpërinjve

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se avioni i saj ka shkatërruar dy varka ukrainase në lindje të Ishullit të Gjarpërinjve në Detin e Zi.

Edhe më 22 gusht Rusia tha se ka shkatërruar një varkë ukrainase që u prodhua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e cila transportonte personelin ushtarak ukrainas në të njëjtën zonë.

Snake Island (Ishulli i Gjarpërinjve) është një zonë e vogël ukrainase në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, ku tensionet janë përshkallëzuar qëkur Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit muajin e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version