Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të premten se rritja e shpenzimeve ushtarake gjermane do të thotë se vendi po rimilitarizohet dhe kjo do të rriste rreziqet e sigurisë.
“Ne e perceptojmë deklaratën e kancelarit gjerman,Olaf Scholz, si një konfirmim tjetër se Berlini ka vendosur një kurs për një rimilitarizimin e përshpejtuar të vendit. Si mund të përfundojë kjo? Mjerisht, kjo dihet mirë nga historia“, tha Zakharova. /UBTNews/