UBT News

Rusia thotë se selia detare e Krimesë u godit nga një sulm me raketa

Ushtria ukrainase mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ajo u zhvillua rreth orës 09:00 GMT.

Ukraina ka shënjestruar Krimenë gjatë gjithë ofensivës së Rusisë, por sulmet ndaj instalimeve ushtarake atje janë intensifikuar kohët e fundit ndërsa Kievi zotohet të rimarrë gadishullin, të cilin Moska e aneksoi në 2014.

“Selia e flotës është goditur nga një sulm me raketa armike”, tha Mikhail Razvozhayev, guvernatori i qytetit më të madh të Krimesë, Sevastopol, në mediat sociale.

Razvozhayev tha se fragmente raketash kishin rënë pranë një teatri dhe u kërkoi banorëve të qëndronin larg vendit./UBTNews/

Exit mobile version