UBT News

Rusia thotë se raportet me Mbretërinë e Bashkuar nuk ka gjasa të përmirësohen në Qeverinë e Truss

Rusia nuk pret ndryshim në marrëdhëniet e ftohta me Britaninë e Madhe në Qeverinë e kryeministres së re, Liz Truss, tha Kremlini të martën.

“Duke gjykuar nga deklaratat e bëra nga Truss kur ishte ende ministre e Jashtme… mund të thuhet me shumë siguri se nuk priten ndryshime për të mirë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nga agjencia shtetërore TASS.

Nën qeverisjen e Boris Johnson, Britania ishte një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës pas fillimit të ofensivës së Moskës në ish-republikën sovjetike.

Truss pritet ta pranojë postin të martën./UBTNews/

Exit mobile version