Rusia ende nuk ka marrë një përgjigje nga Ukraina në lidhje me propozimet e saj të fundit për një marrëveshje të mundshme paqeje, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.
“Që nga mëngjesi i sotëm, në kohën e përgatitjes për konferencën, pala ruse nuk ka marrë përgjigje”, tha ajo.
Kremlini ka thënë se dërgesat perëndimore të armëve në Ukrainë janë të rrezikshme për sigurinë evropiane.
“Tendenca për të sjellur armë, përfshirë armë të rënda në Ukrainë – këto janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit, provokojnë paqëndrueshmëri”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./UBTNews/