UBT News

Rusia thotë se nuk ka informacione për vrasjen e gazetarit francez

Kremlini tha të mërkurën se nuk ka informacione lidhur me rrethanat e vdekjes së gazetarit francez në Ukrainë gjatë një bombardimi që i atribuohet forcave ruse.

“Për të nxjerrë përfundime, ju duhet informacion i detajuar se ku ka ndodhur, në çfarë rrethanash, çfarë është e vërtetë, çfarë jo. Ne nuk kemi informacion të tillë”, tha për shtyp Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidencës ruse.

Ai është zyrtari i parë i lartë që u deklarua në lidhje me rastin qëkur Frédéric Leclerc-Imhoff, një gazetar që punonte për kanalin francez BFMTV u vra në Ukrainë të hënën, ndërsa po raportonte për një operacion humanitar.

Shefja e diplomacisë franceze, Catherine Colonna, tha në një postim në Twitter se gazetari 32-vjeçar ishte “vrarë si pasojë e bombardimeve ruse”./UBTNews/

Exit mobile version