Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexei Zaitsev.
Zyrtarët perëndimorë kanë folur së fundmi publikisht rreth shqetësimeve lidhur me rreziqet e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia.
Drejtori i inteligjencës së CIA-s, William Burns, tha më 14 prill, “askush prej nesh nuk mund ta pranojë lehtë” kërcënimin e paraqitur nga armët bërthamore taktike ose armët bërthamore me rendiment të ulët nga Rusia në luftën në Ukrainë./UBTNews/