UBT News

Rusia thotë se nuk do të nxitojë të njohë udhëheqjen nga talebanët

Rusia nuk do të nxitojë të njohë talebanët në Afganistan, tha të hënën i dërguari special i Presidentit rus Vladimir Putin për Afganistanin, duke shpjeguar se vendimi do të varet nga sjellja e talebanëve, transmeton UBT News.

Duke folur në një intervistë për stacionin radio “Echo of Moscow”, Zamir Kabulov tha:

“Së pari, askush nuk do të nxitojë me këtë [njohje]. Njohja ose mosnjohja do të varet nga sjellja e autoriteteve të reja. Ne do të shikojmë me kujdes se sa me përgjegjësi do të qeverisin vendin në të ardhmen e afërt. Si rezultat, udhëheqja ruse do të nxjerrë përfundimet e nevojshme dhe do të marrë një vendim” tha ai.

Kabulov shtoi se Dmitry Zhirnov, ambasadori rus në Afganistan, është në kontakt me një përfaqësues të udhëheqjes talebane dhe do të takohet të martën me një koordinator nga talebanët për të siguruar sigurinë e jashtme, përfshirë atë të ambasadës ruse, raporton CNN, transmeton UBT News.

Ambasadori rus në Afganistan tha se aktualisht nuk ka kërcënime për Ambasadën Ruse në Kabul, kështu që diplomatët do të vazhdojnë punën e tyre, si zakonisht, raportoi të dielën media shtetërore ruse RIA Novosti./UBTNews

Exit mobile version