Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ndaj propozimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të krijuar një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi.
“Nuk mund të flitet për ndonjë tërheqje të NPP-së Zaporizhzhia nga kontrolli rus apo transferim të kontrollit mbi të te ndonjë ‘palë e tretë'”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, kur u pyet nga një agjenci ruse e lajmeve për statusin e termocentralit.
“Stacioni ndodhet në territorin rus dhe kontrollohet plotësisht nga Rusia. Ne supozojmë se vetëm ne jemi në gjendje të sigurojmë sigurinë fizike dhe bërthamore të ZNPP“, shtoi ajo tutje.
Javën e kaluar, drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi tha se shpreson që do të arrijë një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për mbrojtjen e uzinës deri në fund të vitit./UBTNews/