Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi të martën se një nga anijet e saj të Flotës së Detit të Zi ka shkatërruar dy drone pa pilot të marinës ukrainase, të cilat tentuan ta sulmojnë atë gjatë natës.
Përmes një deklarate, ministria njoftoi se anija e saj patrulluese, Sergei Kotov, monitoroi anijet në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi në atë kohë. Anija hapi zjarr dhe shkatërroi dronët e marinës.
Sipas ministrisë, nuk raportohet për viktima./UBTNews/