Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të mërkurën se ushtria e saj parandaloi një sulm të fuqishëm me dron në Krime.
“Gjashtë mjete ukrainase pa pilot u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Katër mjete të tjera ajrore pa pilot ukrainas janë nxjerrë jashtë veprimit me anë të luftës elektronike”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ministria njoftoi se nuk pati viktima, duke mos dhënë detaje mbi vendndodhjen e dronëve./UBTNews/