Moska ka kërcënuar se mund të marrë “masat më të ashpra të mundshme” në përgjigje të një sulmi me dron në kryeqytetin rus sot.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se rezervon të drejtën për të marrë “masat më të rënda”.
“Sigurimet e zyrtarëve të NATO-s se regjimi i Kievit nuk do të nisë sulme thellë në territorin rus rezultojnë të jenë krejtësisht hipokrite”, tha ai.
“Rusia rezervon të drejtën për të marrë masat më të ashpra të mundshme në përgjigje të sulmeve terroriste nga regjimi i Kievit”./UBTNews/