Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se mobilizimi i pjesshëm i trupave ka përfunduar.
“Të gjitha aktivitetet lidhur me rekrutimin e rezervistëve janë ndërprerë”, njoftoi ministria.
Gjatë muajit shtator, ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu ftoi reth 300 mijë trupa rezervë pasi Ukraina me kundërofensivë arriti shpejt të rikthejë një pjesë të madhe të territorit të saj.
Presidenti rus, Vladimir Putin e përshkroi atë si “mobilizim të pjesshëm” të rezervave ushtarake./UBTNews/